Artikull
Për 80 vjet, martesa civile është e vetmja formë e vlefshme martese në Bullgari
Hënë 12 Maj 2025 12:26
Hënë, 12 Maj 2025, 12:26
FOTO: Radio Vidin
Madhësia e shkronjave
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj, martesa e detyrueshme civile vendoset si forma e vetme e vlefshme e martesës. Në ditën që hyri në fuqi kjo urdhëresë, në Sofje u lidh martesa e parë civile, kujton BTA. Kjo ndodhi menjëherë pas ardhjes së pushtetit komunist në vitin 1944. Deri në vitin 1945, forma e vetme ligjore e martesës në Bullgari ishte martesa fetare.
Në vitin 1949, Urdhëresa-Ligj u zëvendësua nga Ligji për Personat dhe Familjen, dhe që nga viti 1968 - nga Kodi i Familjes. Dhe aktualisht, Kushtetuta e Bullgarisë thotë: "Martesa është një bashkim vullnetar midis një burri dhe një gruaje. Vetëm martesa civile është e ligjshme."
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип