Artikull
Bletarët alarmojnë për një shkallë vdekshmërie prej 90% të bletëve
Martë 13 Maj 2025 06:41
Martë, 13 Maj 2025, 06:41
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Në rajone të ndryshme të vendit këtë pranverë, prodhuesit e mjaltit raportojnë një shkallë vdekshmërie prej 90% të bletëve. Industria po përballet me sfida serioze për shkak të rendimenteve të ulëta të mjaltit që po afrohen, dhe zgjidhjet nuk janë të mundshme pa ndërhyrjen institucionale. Shkalla alarmante e lartë e vdekshmërisë të bletëve në Bullgari nuk është një fenomen i ri, por po përshkallëzohet këtë pranverë, paralajmërojnë bletarët dhe veterinerët. Vdekja masive e bletëve përbën një rrezik serioz jo vetëm për sektorin, por edhe për biodiversitetin dhe pjalmimin e të korrave. Problemi, sipas industrisë, është i një shkalle kombëtare dhe kërkon një reagim urgjent dhe të koordinuar. Lidhur me këtë, kryetarët e organizatave të bletarisë dhe veterinerët diskutojnë arsyet për këtë shkallë të lartë të vdekshmërisë dhe zgjidhjet e mundshme në klubin e shtypit të BTA-së.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип