LAJME

Artikull

Fushata kombëtare për parandalimin e goditjes në tru kujton simptomat dhe faktorët e rrezikut

Martë, 13 Maj 2025, 08:28

Foto: Shoqata e Goditjes në Tru dhe Afazisë, arkiv

Foto: Shoqata e Goditjes në Tru dhe Afazisë, arkiv

Madhësia e shkronjave

Një fushatë "Rruga e Dijes" po fillon në Bullgari, për të kujtuar simptomat dhe faktorët e rrezikut që çojnë në goditje në tru, njofton BTA. Iniciativa është me rastin e Ditës së sotme Evropiane të Ndërgjegjësimit për Goditjen në Tru dhe do të zhvillohet në qytetet kryesore rajonale në Bullgari. Fushatës kombëtare do t'i bashkohen edhe komunitetet bullgare në Londër dhe Pragë. "Rruga e Dijes" është një instalacion shtatë metrash për të mësuarit përmes përvojës që u jep njerëzve që e kalojnë atë njohuri bazë rreth goditjes në tru - format e manifestimit, faktorët e rrezikut, rekomandimet për kontrollin e faktorëve të rrezikut, simptomat dhe sjelljen e saktë kur ato zbulohen.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova