Artikull
Mësimi i lëndës "Fe dhe Virtyte" ka një funksion edukativ
Martë 13 Maj 2025 09:02
Martë, 13 Maj 2025, 09:02
Krasimir Vëllçev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar, ministri i arsimit dhe shkencës komentoi përfshirjen e lëndës së re "Feja dhe Virtytet" dhe shpjegoi se bëhet fjalë për edukimin në virtyte dhe nuk do të ketë nota. Ai theksoi se lënda nuk do t'i imponohet asnjë fëmije kundër vullnetit të prindërve të tij. Vëllçev njoftoi se ndryshime do të vijnë edhe në kurrikulat, duke përfshirë edhe lëndët e profilizuara. Vëmendje urgjente do t'i kushtohet gjithashtu problemit të mungesës së personelit në specialitetet teknike. Disa nga ndryshimet e planifikuara, me përjashtim të lëndës "Virtytet dhe Etika", do të përfshihen menjëherë, ndërsa ato që kërkojnë më shumë përgatitje, siç është integrimi gjuhësor i fëmijëve, në një fazë të mëvonshme.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova