EKONOMI

Artikull

Eurozona mbetet një përparësi për Bullgarinë

Martë, 13 Maj 2025, 09:11

Temenuzhka Petkova

Temenuzhka Petkova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministrja e financave Temenuzhka Petkova i siguroi institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë, njoftoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel. Para  gazetarëve në Bruksel, Petkova deklaroi se qeveria vazhdon punën e saj aktive për të siguruar që Bullgaria të zërë vendin e saj të merituar në Eurozonë nga 1 janari 2026. Sipas saj, hapi tjetër i rëndësishëm përpara janë raportet e konvergjencës, të cilat presim të publikohen në fillim të qershorit. Petkova theksoi se institucionet evropiane konfirmuan angazhimin e tyre për përgatitjen dhe, në përputhje me rrethanat, shqyrtimin e raporteve të konvergjencës për Bullgarinë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Këshilli i BE-së do të miratojë raportin e konvergjencës për Bullgarinë më 20 qershor, njoftoi gjithashtu korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: БНР екип