Artikull
Parlamenti nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentit për referendum mbi euron
Martë 13 Maj 2025 12:32
Martë, 13 Maj 2025, 12:32
Natalija Kisellova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit dhe as nuk do të votojë për të. GERB konfirmoi në një postim në Facebook se Parlamenti nuk do ta vërë në votim kërkesën e presidentit. Më vonë, shërbimi për shtyp i Parlamentit tregoi se kërkesa e presidentit është kthyer sepse nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës.
Sipas informacioneve jozyrtare, Brukseli e ka paralajmëruar ministren e financave Temenuzhka Petkova se nëse ka vonesë, procedura për kalimin tonë në euro mund të bllokohet. Sot ajo njoftoi se i ka siguruar institucionet evropiane se miratimi i euros nga 1 janari 2026 mbetet një përparësi kryesore për Bullgarinë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип