LAJME

Artikull

Transporti publik në Sofje do të bllokohet më 14 maj para mesditës

Martë, 13 Maj 2025, 13:49

Transporti publik në Sofje do të bllokohet më 14 maj para mesditës

FOTO: Georgi Nejkov - arkiv

Madhësia e shkronjave

Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit, por sipas sindikatave, protesta do të vazhdojë deri në orën 12:00 të mesditës. Gjatë këtyre orareve, autobusët, trolejbusët dhe tramvajet nuk do të dalin nga stacionet. Vetëm metroja do të funksionojë.
Për shkak të grevës, 14 maji është shpallur ditë pushimi shkollor në Sofje, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit.
Arsyeja e protestës është mospajtimi i punonjësve të transportit me rritjen e propozuar të pagave prej 100 levash. (rreth 50 euro). Protestuesit këmbëngulin që rritja të jetë 400 leva (rreth 200 euro). Bashkia pretendon se nuk ka fonde për një rritje kaq serioze të pagave të rreth 7000 personave që punojnë në transportin publik në Sofje.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип