Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua programi i menaxhimit të qeverisë dhe prioritetet legjislative të parlamentit.
"Sot, unë dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) nënshkruam një qëndrim në mbështetje të futjes së euros në Bullgari nga 1 janari 2026", tha Zheljazkov. “Ky qëndrim konfirmon të gjitha veprimet e ndërmarra, si nga pushteti ekzekutiv ashtu edhe nga BNB, bazuar në vendimin e Asamblesë Kombëtare në vitet e fundit në mbështetje të masave për arritjen e kushteve për konvergjencë, si dhe për futjen efektive të euros me të gjitha mekanizmat mbrojtës për shoqërinë bullgare, që nga 1 janari 2026”, shtoi ai.
Më 12 maj, Presidenti Rumen Radev i paraqiti Parlamentit një propozim për të mbajtur
një referendum mbi euron. Megjithatë, propozimi iu kthye atij nga Kryetarja e Parlamentit, Natalia Kisellova, e cila e përshkroi atë si të papranueshëm dhe në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës.
Redaktoi: Miglena Ivanova Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva