Artikull
Presidenti Rumen Radev: Shumica po shkon drejt eurozonës, por po e largon Bullgarinë nga Evropa
Martë 13 Maj 2025 15:38
Martë, 13 Maj 2025, 15:38
Presidenti Rumen Radev
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Nga frika e votës së qytetarëve bullgarë në një referendum mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të futur euron në vitin 2026, sot shumica e re në Parlament shkeli Kushtetutën dhe ligjet, duke përdorur kryetarin e Asamblesë Kombëtare. Kështu shkroi Presidenti Rumen Radev në qëndrimin e tij në përgjigje të vendimit të Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova për të mos pranuar për shqyrtim në parlament propozimin e tij për të mbajtur një referendum me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?".
"Ky akt shkatërron besimin e pakët të mbetur në institucione dhe demaskon pretendimet e tyre se ata punojnë në interes të popullit dhe marrin parasysh vullnetin e tij. Shumica parlamentare po lëviz drejt eurozonës, por po e largon Bullgarinë nga Evropa e demokracisë dhe ligjshmërisë", thekson gjithashtu presidenti.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип