Artikull
"Vetëm një kujtim"
Në këngën e saj të re, Vjara Pantaleeva rebelohet: Mjaft më!
Mërkurë 14 Maj 2025 03:00
Mërkurë, 14 Maj 2025, 03:00
FOTO: YouTube /vyarapanteleeva
Madhësia e shkronjave
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si artiste, ajo është e shqetësuar edhe si prind i një fëmije 11-vjeçar për mjedisin në vendin tonë në të cilin rriten adoleshentët.
Vjara ka këngë në zhanre të ndryshme - kohët e fundit ajo i ishte përkushtuar kryesisht projektit të saj “vintage” me një tingull xhaz-swing, por si interpretuese ndjeu nevojën të këndonte diçka ndryshe. Këngëtarja krijoi tekstin dhe muzikën për këngën "Vetëm një kujtim" së bashku me bashkëshortin e saj Çavdar Collov, i cili është autori i aranzhimit. Edhe pse Vjara Pantaleeva nuk ka bërë një këngë rock për një kohë të gjatë, ajo tani ka zgjedhur pikërisht këtë zhanër për të shprehur protestën e saj:
FOTO: Facebook /Vyara Pantaleeva
"Gjithmonë përpiqem kur krijoj një këngë, ajo të ketë një mesazh dhe të shpreh diçka me të. Në thelb, kënga ime përqendrohet në një histori dashurie që thjesht ka mbaruar sepse nuk ka më asnjë arsye që të vazhdojë. Por është gjithashtu një mjet për të zgjuar mendime të tjera në një drejtim tjetër, ndaj shoqërisë."
Nëse je interpretues, duhet të jesh përgjegjës dhe të bësh gjëra kuptimplote që ngrenë moralin, jo e kundërta. Duhet të lëmë diçka nga vetja jonë, dhe ajo të jetë diçka e mirë dhe kuptimplote."
Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Foto: YouTube /vyarapanteleeva, Facebook /Vyara Pantaleeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип