LAJME

Artikull

Eurozona do të sigurojë stabilitet më të madh financiar për Bullgarinë

Mërkurë, 14 Maj 2025, 06:17

Valldis Dombrovskis

Valldis Dombrovskis

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me shfrytëzimin e euros. I pyetur nëse ka ndonjë gjë që do ta vononte raportin, ai u përgjigj se komisioni dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) po vazhdojnë të punojnë në përgatitjen e tij dhe se puna mbi të pritet të përfundojë në fillim të qershorit, njoftoi korrespondenti i BNR-së në Bruksel.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare, presidenti i eurogrupit Paskall Donahju theksoi se "nga zgjerimet e mëparshme të eurozonës, shohim se anëtarësimi në të siguron stabilitet më të madh financiar, qëndrueshmëri më të mirë dhe një zë më të fortë për anëtarët e saj".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип