LAJME

Artikull

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

Mërkurë, 14 Maj 2025, 07:26

Sofja mbeti e bllokuar pa transport publik

FOTO: Evelina Stojanova

Madhësia e shkronjave

Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve.
Vetëm metroja funksionon rregullisht.
Protesta do të vazhdojë deri në orën 12:00 dhe organizohet nga sindikatat e transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa", të cilat kërkojnë ndarjen urgjente të burimeve shtesë financiare nga buxheti i shtetit në shumën prej 40 700 000 levash /20 milionë eurosh/ për Sofjen, Varnën, Rusen dhe agjencinë e Administrimit të Automobilave.
Në lidhje me kërkesat e transportit të kryeqytetit, kryetari i bashkisë së Sofjes Vasill Terziev njoftoi se buxheti i Sofjes ka fonde për një rritje prej vetëm 100 levash (50 eurosh) për person dhe pret ndihmë nga shteti. Gjithashtu u bë e qartë se Bashkia e Sofjes i ka dërguar një letër Ministrisë së Financave me një kërkesë për një takim për të diskutuar mundësinë që shteti të ndajë më shumë fonde për transportin publik.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Evelina Stojanova