LAJME

Artikull

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, e përcaktoi protestën e transportit publik si të drejtë

Mërkurë, 14 Maj 2025, 08:31

Bojko Borisov

Bojko Borisov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Protesta e transportit publik në Sofje bllokoi lëvizjen e tramvajeve, trolejbusëve dhe autobusëve, si dhe procesin arsimor në shkolla. Që në mëngjes, organizatorët e protestës, Konfederata e Punës "Podkrepa" dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura, njoftuan në Radion Kombëtare Bullgare se hapën dy linja telefonike për thirrje nga Ministria e Financave dhe Bashkia e Sofjes. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim. Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, e përshkroi ditën e sotme si një ditë të vështirë për banorët e Sofjes, pasi kryeqyteti mbeti pa transport publik që nga mëngjesi i hershëm. Borisov theksoi se protesta është e drejtë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA