LAJME

Artikull

"Vëzrazhdane" kërkoi dorëheqjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova

Mërkurë, 14 Maj 2025, 09:39

"Vëzrazhdane" kërkoi dorëheqjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen e saj, njoftoi BTA. Deklarata është në përgjigje të vendimit të djeshëm të Kisellovës për të kthyer propozimin e paraqitur nga presidenti Rumen Radev për të mbajtur një referendum mbi euron. Kostadinov theksoi se veprimet e Kisellovës janë të papranueshme, por nuk janë precedent dhe kujtoi refuzimin e shumicës qeverisëse në vitin 2023 për t'u pajtuar me vullnetin e 604 mijë qytetarëve bullgarë për të mbajtur një referendum mbi ruajtjen e levës bullgare. "Ju i keni përvetësuar vetes të drejtën për të qenë mbi Kushtetutën", theksoi Kostadinov dhe kërkoi dorëheqjen e Kisellovës.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип