Artikull
Ministra i bënë thirrje kryetarit të bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, të rishikojë buxhetin e tij
Mërkurë 14 Maj 2025 10:01
Mërkurë, 14 Maj 2025, 10:01
Temenuzhka Petkova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në kompaninë bashkiake të kryeqytetit "Transporti Publik", njoftoi një reporter i BNR-së. Sipas Petkovës, kryetari i bashkisë Vasill Terziev mund të ristrukturojë buxhetin dhe të sigurojë një rritje të pagave të protestuesve në transportin publik.
Nga ana e tij, ministri i arsimit Krasimir Vëllçev kritikoi kryetarin e bashkisë së Sofjes Vasill Terziev për vendimin e vonuar për ta shpallur ditën ditë jo shkollore për shkak të grevës së transportit. Në këtë drejtim, ministri konfirmoi se do t'i kërkojë Kuvendit Popullor të kufizojë mundësinë e kryetarëve të bashkive për të shpallur ditë jo shkollore, njoftoi Cvetelina Stojanova.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип