LAJME

Artikull

Qeveria e Rosen Zheljazkovit me një vizion për një mandat 4-vjeçar

Mërkurë, 14 Maj 2025, 12:03

Qeveria e Rosen Zheljazkovit me një vizion për një mandat 4-vjeçar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria ka arritur deri më tani sipas programit të saj. Ai raportoi mbi punën e palodhur të qeverisë për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë nga 1 janari 2026, e cila "do të sjellë vetëm përfitime". Po punohet gjithashtu për modernizimin e ushtrisë, frenimin e praktikave korruptive dhe luftimin e ekonomisë në hije.
Zheljazkov theksoi se Bullgaria pritet të hiqet nga lista gri e pastrimit të parave në fillim të vitit të ardhshëm. Lidhur me luftën në rrugë, Ministria e Punëve të Brendshme pritet të blejë mbi 300 automjete të reja, të cilat nuk do të kenë shenja të MPB-së dhe do të përdoren për të kontrolluar shoferët e padisiplinuar.
Qeveria e Rosen Zheljazkovit mori pushtetin më 16 janar të këtij viti. Në të marrin pjesë përfaqësues të GERB-SDS, Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull i tillë" (ITN).
Foto: BTA
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип