Artikull
Protesta e transportit publik të kryeqytetit vazhdon për një kohë të pacaktuar
Mërkurë 14 Maj 2025 14:45
Mërkurë, 14 Maj 2025, 14:45
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB), Aleksandër Shopov. Vetëm trenat e metrosë dhe disa linja autobusësh të një transportuesi privat janë në funksionim, raportoi Mediapool.
Punëtorët e transportit kërkojnë një rritje page prej 400 levash (205 euro) këtë vit, 500 levash (256 euro) vitin e ardhshëm dhe 600 levash në vitin 2027 (307 euro). Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit në "Transportin e Qytetit" të kryeqytetit, ndërsa kryetari i bashkisë së Sofjes Vasill Terziev tha se bashkia nuk ka fonde për të përmbushur kërkesat e protestuesve.
"E vetmja gjë që ka çuar këmbëngulja e Ministrisë së Financave dhe e kryetarit të bashkisë së Sofjes është se punëtorët janë më të zemëruar se në mëngjes dhe kanë filluar të komentojnë se si do të organizohen për të bllokuar hyrjet e garazheve edhe nesër", tha Shopov.
Foto: BGNES
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип