Artikull
"Vëzrazhdane": Rumen Radev t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin për euron
Enjte 15 Maj 2025 07:49
Enjte, 15 Maj 2025, 07:49
Костадин Костадинов
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e nevojshme që qytetarët të vendosin nëse janë dakord të pranojnë monedhën evropiane në vitin 2026, por propozimi i tij nuk u lejua të votohej në sallën plenare. "Kushtetuta i jep Presidentit bullgar të drejtën e qartë për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pyetur nëse ky akt i Natalija Kisellovas përputhet me Kushtetutën e vendit. Ne besojmë se Presidenti duhet ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur", tha Kostadin Kostadinov. Ai shtoi se nëse ekipi presidencial ka probleme me shkrimin e një kërkese të tillë, partia e tij dhe “çdo avokat” mund të ndihmojnë. “Dy nga parimet themelore në Kushtetutë u shkelën – ndarja e pushteteve dhe sundimi i ligjit. Kjo nuk mund të mbetet pa pasoja", tha gjithashtu kreu i "Vëzrazhdane". Sipas tij, nëse presidenti nuk e referon çështjen në Gjykatën Kushtetuese, partia e tij do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve dhe do t'i drejtohet këtij institucioni.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип