Artikull
Sektori i mbrojtjes gjeneron 4% të PBB-së së Bullgarisë
Enjte 15 Maj 2025 13:29
Enjte, 15 Maj 2025, 13:29
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë
Madhësia e shkronjave
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik.
Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me Zëvendësministren e Ekonomisë Nevena Llazarova, vizitoi ndërmarrjen shtetërore të industrisë mbrojtëse “VMZ Sopot” me qëllim që të njihej me industrinë mbrojtëse dhe aftësitë e vendit tonë.
Zëvendësministrja Llazarova theksoi traditat e gjata të Bullgarisë në prodhimin e produkteve ushtarake. "Deri më sot, sektori punëson mbi 70 000 punonjës të kualifikuar dhe gjeneron afërsisht 4% të PBB-së së vendit", theksoi ajo. Fabrika aktualisht po punon për riorientimin e saj drejt tregut evropian të teknologjisë së lartë, raporton Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë
Publikoi / Publikuan: БНР екип