LAJME

Artikull

Kryeministri Zheljazkov është optimist për raportin e konvergjencës për euron

Enjte, 15 Maj 2025, 14:41

Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997 kanë ndjekur me vendosmëri vijën që Bullgaria të përfundojë integrimin e saj evropian.
"Për momentin, qeveria bullgare e di se çfarë po bën sepse e di se ku po shkojmë. Ne po shkojmë drejt rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë bullgare", tha Zheljazkov. "Kur të marrim një vlerësim pozitiv të raportit të konvergjencës, do të dalim me një sërë masash për të zbatuar parimet për futjen e euros - mbrojtja e konsumatorit, informacioni dhe efikasiteti, do të propozojmë ndryshime që duhet t'i sjellin siguri shoqërisë bullgare, do të futim mekanizma kontrolli që do të mundësojnë pajtueshmëri efektive me legjislacionin dhe do të parandalojnë spekulimet ", siguroi Kryeministri.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES