Artikull
Parashikimi i motit për 16 majin 2025
Ftohtë dhe me shi ditën e fundit të punës
Enjte 15 Maj 2025 16:35
Enjte, 15 Maj 2025, 16:35
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja, do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të vendit deri në 20° në atë lindore, në Sofje - rreth 12°.
Në male do të mbajë mot me vranësira dhe shira, me reshje bore mbi 1800-2000 m. Do të fryjë erë jugperëndimore mesatare dhe përkohësisht e fortë, e cila do të zhvendoset nga veriperëndimi në pasdite, duke sjellë ajër të ftohtë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 9°, në 2000 m - rreth 5°.
Do të mbajë mot me vranësira përgjatë bregdetit të Detit të Zi, me reshje shiu pasdite. Do të fryjë erë e moderuar nga jugu-juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 16° dhe 19°, uji i detit është 14°-16°. Valët e detit do të jenë 2-3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип