Artikull
Koncert i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës në Sofje
Enjte 15 Maj 2025 17:45
Enjte, 15 Maj 2025, 17:45
FOTO: sofiaphilharmonic.com
Madhësia e shkronjave
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj.
Dirigjenti do të jetë Najden Todorov, muzikant i shquar dhe ish-ministër i kulturës, i cili është i lidhur ngushtë me historinë muzikore të Kosovës, njoftoi Orkestra e Filarmonisë së Sofjes.
Найден Тодоров
FOTO: Софийска филхармония
Ndër solistët është sopranoja Besa Llugiqi, e cila është studentja e fundit e këngëtare së madhe bullgare të operës Hristina Angellakova.
Në vitin 2013 Besa Llugiqi fitoi Çmimin e Madh në Konkursin Ndërkombëtar “Elena Nikollaj” në Bullgari. Ajo është një mysafire e shpeshtë e Orkestrës së Filarmonisë së Sofjes dhe e Operës Shtetërore të Stara Zagorës.
Eventi është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve tona dhe një mundësi për të promovuar talentet e Kosovës.
FOTO: sofiaphilharmonic.com
Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: sofiaphilharmonic.com