TURIZËM

Artikull

Një koncert festiv hap sezonin turistik në Varna

Premte, 16 Maj 2025, 04:55

Një koncert festiv hap sezonin turistik në Varna

FOTO: varna.bg

Madhësia e shkronjave

Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin "Varna - ku koha rrjedh ndryshe" do të mbahet në hyrje të Kopshtit të Detit duke filluar nga ora 19:00. dhe do të ketë hyrje falas për banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit.
Midis muzikantëve, i ftuar special do të jetë fyelltari bullgar Teodosij Spasov, i cili në krijimtarinë e tij kombinon me mjeshtëri xhazin, folklorin bullgar dhe atë botëror.
Publiku do të jetë gjithashtu në gjendje të shijojë akrobaci ajrore nga formacioni "Kanetiks" me pjesëmarrjen e Sirma Dobreva - "gruaja prej gome", si dhe një projeksion vizual me imazhe të monumenteve më të njohura kulturore dhe historike, njofton Bashkia e Varnës.
Më shumë për kryeqytetin tonë detar Varna mund të lexoni në postimet mëposhtme:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: varna.bg, BNR

Publikoi / Publikuan: БНР екип