Artikull
Mallrat thelbësore do të shiten me një çmim minimal në dyqanet shtetërore
Premte 16 Maj 2025 06:19
Premte, 16 Maj 2025, 06:19
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve
Madhësia e shkronjave
Aktualisht po punohet për krijimin e një rrjeti të "Dyqaneve për Popullin", njoftoi Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov në një takim të komisionit përkatës parlamentar në përgjigje të një pyetjeje se çfarë po ndodh me punën në dyqanet shtetërore, krijimi i të cilave u miratua me buxhetin e vitit 2025.
"Qëllimi ynë është të krijojmë një tregti të orientuar drejt shoqërisë", theksoi Georgi Tahov. Synim është të shiten mallra bullgare dhe produkte thelbësore me një çmim minimal.
Ekipi i departamentit të bujqësisë po përgatit tashmë një listë të mallrave që do të shfaqen në rrjetin e ri të dyqaneve, tha gjithashtu ministri. Do të shpallet një konkurs për të hartuar një logo për dyqanet dhe fëmijët nga shkolla e mesme e arteve në Sofje do të ftohen të marrin pjesë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve
Publikoi / Publikuan: БНР екип