Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore).
Në paraqitjen e tyre të parë, të dyja gjimnastet tona bënë gabime - Stilijana në kombinimin me rreth dhe Dara – me top, dhe mbetën pa medalje.
Në renditjen gjithëpërfshirëse të "Betejave të Kryqëzuara", kryeson Stilijana Nikollova me gjithsej 56.032 pikë, e ndjekur nga Vera Tugollukova nga Qiproja me 54.466 dhe Amalia Lika nga Rumania me 54.165 pikë. Dara Stojanova zë vendin e tetë të përkohshëm.
130 gjimnastе nga 12 vende po marrin pjesë në Kupën Evropiane.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA