EKONOMI

Artikull

Industria e turizmit pret një sezon veror të frytshëm dhe është gati për euron

Premte, 16 Maj 2025, 09:01

Polina Karastojanova

Polina Karastojanova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një sezon me më shumë turistë dhe interes të shtuar për Bullgarinë - kjo është ajo që presin anëtarët e Bordit Kombëtar të Turizmit këtë verë.
"Disponojmë të gjitha parakushtet e nevojshme në aspektin e klimës, përgatitjes nga investitorët dhe menaxherët e hoteleve dhe komplekseve turistike", tha për BTA-në Polina Karastojanova, drejtoreshë ekzekutive e bordit. Sipas saj, gjatë muajve të pranverës u bënë përmirësime serioze, siç janë përmirësimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme, ndriçimi dhe rregullimi i tyre.
Polina Karastojanova thekson dy faktorë kryesorë makro që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në industrinë e turizmit - pranimin e plotë të Bullgarisë në Shengen dhe procesin e bashkimit me eurozonën. “Biznesi bullgar i turizmit është absolutisht gati për futjen e euros nga 1 janari 2026, gjë që do të gjenerojë përfitime ekonomike, financiare dhe investimi për Bullgarinë”, është kategorike ajo.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA