Artikull
Trio VIVA me një version pop-dance të hitit të B.T.R. "Pse"
Premte 16 Maj 2025 10:45
Premte, 16 Maj 2025, 10:45
FOTO: Facebook/VIVA
Madhësia e shkronjave
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë kanë mbushur 12 vjeç si trio. Kënga e parë që ata prezantojnë këtë vit është një këngë e re nga albumi – versioni i tyre i hitit të njohur dhe të dashur "Pse" nga grupi i rokut B.T.R. Është interesante se autori i muzikës dhe tekstit të të dy versioneve është Sllavço Nikollovnga B.T.R. Vajzat thonë:
"Në fakt, ideja për të bërë këtë version ishte përsëri e tij (e Sllavço Nikollov). Ky version pëlqehet shumë për momentin, megjithëse ishte padyshim një shqetësim për ne ta publikonim sepse është një këngë shumë e njohur nga B.T.R. dhe është një emblemë për grupin."
FOTO: Facebook/VIVA
"Aleks Nushev gjithashtu punoi mbi aranzhimin së bashku me Sllavçon - ata e rritën tempon, tonalitetin, u bë një version pop-dance, dhe shumë njerëz na thonë se kënga mund të dëgjohet gjatë gjithë verës kudo."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: Facebook/VIVA
Publikoi / Publikuan: БНР екип