Artikull
"Vëzrazhdane" organizon një aktivitet në Sofje "për të shpëtuar levën bullgare"
Premte 16 Maj 2025 12:24
Premte, 16 Maj 2025, 12:24
Kostadin Kostadinov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të premten, do t'i bëj thirrje popullit të dalë dhe të rivendosë rendin dhe ligjin në vend. Nuk ka zgjidhje tjetër. Kur ligji shndërrohet në paligjshmëri, rezistenca është e detyrueshme", shkroi lideri i “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, në Facebook, një ditë pasi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, refuzoi të lejonte kërkesën e presidentit për të mbajtur një referendum mbi euron.
Policia e Sofjes njoftoi se po merr masa për të siguruar rendin publik në zonën e Pallatit Kombëtar të Kulturës.
Protesta e mëparshme e madhe e partisë kundër euros u shënua nga sulmi ndaj ndërtesës së Komisionit Evropian në Sofje. Pas tij, disa aktivistë të “Vëzrazhdane” u arrestuan për huliganizëm, kujton “Evropa e Lirë”.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BТА
Publikoi / Publikuan: БНР екип