LAJME

Artikull

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

Premte, 16 Maj 2025, 14:38

Çmimi fiks i energjisë elektrike për familjet mbetet... për momentin

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën në lexim të dytë, njoftoi reporterja e BNR-së Violeta Ashikova. Ndryshimi kryesor është se kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike tani do të blejnë energji elektrike në bazë të tregut përmes bursës dhe, në rast të çmimeve të larta, do të kompensohen përmes Fondit të Sigurisë së Sistemit të Energjisë Elektrike. Vendimi u mor me votat e GERB-SDS, "DPS-Fillim i Ri", "BSP-E Majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë". Një pjesë e opozitës e përshkroi modelin e ri si "jo-punues" dhe "të vdekur".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv