SPORT

Artikull

Dy medalje argjendi për Bullgarinë nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë

Premte, 16 Maj 2025, 14:54

Viktorio Iliev

Viktorio Iliev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria fitoi dy medalje argjendi nga Kupa Botërore e Boksit në Varshavë. Nënkampionia evropiane Zllatisllava Çukanova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 51 kg për femra pas një ndeshjeje me të pestën nga Lojërat në Paris - Pila Kajvo-Oja (Finlandë).
Medaljen e dytë të argjendtë e siguroi kampioni evropian i të rinjve Viktorio Iliev në kategorinë 65 kg, i cili humbi në betejën për medaljen e artë kundër fituesit të medaljes së artë olimpike dhe botërore Asaxhuzha Mujdinhuzhaev (Uzbekistan).
Në seancën e mbrëmjes do të hyjë në ring edhe kampioni ynë evropian Rami Kvan. Në kategorinë 75 kg, ai do të ndeshet me mbajtësin e medaljes së artë nga Kupa e Botës në Brazil, Fazlidin Erkinboev (Uzbekistan).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип