Artikull
Ari dhe argjendi për ansamblin bullgar të gjimnastikës ritmike
Premte 16 Maj 2025 15:42
Premte, 16 Maj 2025, 15:42
FOTO: FB/BGRGfederation
Madhësia e shkronjave
Ansambli bullgar i përbërë nga Sofija Ivanova, Rajçëll Stojanov, Alina Kolomiets, Suzan Pulladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi dy medalje të tjera për Bullgarinë në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Burgas, njoftoi korrespondentja e BNR-së Krëstina Ivanova. Vajzat triumfuan në garën me tre topa dhe dy unaza dhe fituan medaljen e argjendtë në garën me pesë shirita.
FOTO: FB/BGRGfederation
Deri më tani, Bullgaria ka gjashtë medalje (katër ari dhe dy argjendi) nga kjo garë. Stiljana Nikollova fitoi medaljen e artë në top, shkopinj dhe shirit, ndërsa Dara Stojanova mori medaljen e argjendtë në unazë. Gara vazhdon të shtunën.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/BGRGfederation
Publikoi / Publikuan: БНР екип