KULTURË

Artikull

18 maj – Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Dielë, 18 Maj 2025, 05:00

Muzeu Kombëtar Etnografik

Muzeu Kombëtar Etnografik

FOTO: nembg.com

Madhësia e shkronjave

Çdo vit më 18 maj shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Fillimi është vënë në vitin 1977 nga ICOM (International Council of Museums) – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. Ideja fillimisht ishte të tregonte se “muzetë janë një mjet i rëndësishëm për shkëmbimin kulturor ndërmjet kulturave dhe janë ndërmjetës në mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe paqen ndërmjet popujve”. 
Çdo vit muze nga e gjithë bota marrin pjesë në iniciativë me ngjarje të organizuara, festa dhe kremtime. Festa e muzeve përkon këtë vit me festimin e 68 vjetorit nga krijimi i njërit prej muzeve më të vjetër dhe më në zhvillim në kryeqytet. Ky është Muzeu Politeknik Kombëtar. Aktualisht ai tërheq publikun me një ekspozitë për të kaluarën e elektronikës vendase. 

FOTO: polytechnic-museum.com

Ekspozitat e reja janë nga fusha e radioteknikës, teknikës së komunikimit dhe sinjalizimit, të prodhuara në rajonin e Bllagoevgradit. Kompania, produktet e së cilës janë paraqitur, ka ekzistuar para vitit 2000 dhe është marrë me prodhimin e “të ashtuquajturës elektronikë jostandarde” – shpjegoi për BNR donatori inxhinier Georgi Georgiev. 
Ekspozita mund të shihet deri në muajin shtator 2025. 
Redaktore: Gergana Mançeva 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Muzeu Politeknik Kombëtar, Muzeu Etnografik Kombëtar