Hënë 19 Maj 2025 05:37
Hënë, 19 Maj 2025, 05:37
Protesta në Varna
FOTO: Radio Varna
Madhësia e shkronjave
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në shumë qytete. Grupe të vogla mobile mbështetësish të partive parlamentare që duan një referendum mbi futjen e euros bllokuan një numër rrugësh kyçe në vend. Kishte bllokada përpara urave kufitare në Danub pranë Ruses dhe Vidinit, në Rrugën Nënballkanike dhe në qafat qendrore në malet Stara Pllanina.
Protestuesit mbanin flamuj bullgarë dhe banderola me mbishkrime me thirrje për ruajtjen e levit bullgar. Protestuesit bënin apel "Dorëheqje!" dhe këmbëngulnin për mbajtjen e një referendumi të propozuar nga Presidenti Rumen Radev për futjen e euros nga viti 2026. Sipas korrespondentëve të BNR-së, në vend pati edhe slogane që kërkonin dalje nga BE-ja dhe NATO-ja.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
- Agjencia sociologjike "Mjara": 63% e bullgarëve mbështesin idenë e një referendumi për euron
- Presidenti Rumen Radev: Shumica po shkon drejt eurozonës, por po e largon Bullgarinë nga Evropa
- Kryeministri dhe Kryetari i Bankës Kombëtare Bullgare mbështetën futjen e euros nga 1 janari 2026
- Parlamenti nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentit për referendum mbi euron
- Çfarë po “thotë” presidenti me propozimin e tij për një referendum mbi futjen e euros në vendin tonë?
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Radio Varna - Radioja Kombëtare Bullgare
Publikoi / Publikuan: БНР екип