LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev uroi fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

Hënë, 19 Maj 2025, 06:56

Nikusor Dan

Nikusor Dan

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev uroi presidentin e ardhshëm të Rumanisë, Nikusor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me mbi 53% të votave. “Pres me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve tona, anëtarë të BE-së dhe NATO-s”, shkroi Rumen Radev në anglisht në rrjetin social X.
Pjesëmarrja e lartë në votime, mbi 65%, luajti një rol të rëndësishëm në votimin e tensionuar, të cilin shumë vëzhgues e shohin si një zgjedhje midis Lindjes dhe Perëndimit. George Simion, i konsideruar si favorit, pranoi humbjen e tij ndaj kandidatit 55-vjeçar të pavarur Dan, i cili aktualisht është ende kryetar bashkie i Bukureshtit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA