Artikull
Një ekspozitë që paraqet Heraklea Sintika gëzon një interes të madh në Evropë
Hënë 19 Maj 2025 09:27
Hënë, 19 Maj 2025, 09:27
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ekspozita mobile "Sekrete dhe Mistere nga Heraklea Sintika, një Udhëtim nëpër Kohë" do të hapet më 26 maj në Muzeun Kombëtar Sllovak. Ajo do të qëndrojë në Bratislavë deri në fund të korrikut, tha për BTA drejtoresha e muzeut në qytetin e Petriçit Katja Stojanova.
Ekspozita do të prezantohet gjithashtu me një leksion nga Prof. Ljudmill Vagalinski, drejtues i gërmimeve në qytetin antik.
Koleksioni ka vizituar Budapestin dhe Varshavën që nga fillimi i vitit. Pritet një pjesëmarrje e saj në festivalin kulturor "Olimp" në Dion të Greqisë, ku Bullgaria është partnere zyrtare, si dhe një vizitë në Parlamentin Evropian nga 2 deri më 5 dhjetor 2025.
Kopjet e artefakteve nga Heraklea Sintika u krijuan në kuadër të një projekti nga Ministria e Kulturës. Kopjet 3D të artefakteve, të cilat janë gjithashtu pjesë e ekspozitës mobile, janë të aksesueshmeedhe për vizitorët e verbër.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип