Artikull
I ngrenë marrëdhëniet bullgaro-japoneze në një partneritet strategjik
Hënë 19 Maj 2025 10:14
Hënë, 19 Maj 2025, 10:14
FOTO: president.bg
Madhësia e shkronjave
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore.
Gjatë vizitës së tij, kreu i shtetit mbajti më parë një leksion mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Bullgarisë dhe Japonisë në Universitetin Waseda. Me Princeshën Takamado ai pa një ekspozitë kushtuar të njëjtës temë. Rumen Radev vizitoi Japoninë në vitin 2019 për ceremoninë e kurorëzimit të perandorit.
Të martën, më 20 maj, presidenti do të takohet me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Të dy do të nënshkruajnë një Deklaratë për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Japonisë në nivelin e partneritetit strategjik. Dokumenti do të ofrojë mundësi të reja për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti tha se ekziston potencial për bashkëpunim në fushën e teknologjisë së lartë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: president.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип