LAJME

Artikull

Transporti publik i Sofjes merr fonde shtesë për të ndaluar protestën

Hënë, 19 Maj 2025, 11:57

Transporti publik i Sofjes merr fonde shtesë për të ndaluar protestën

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Qeveria do të ndajë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç subvencionit për transportin publik të Sofjes. Kjo u ra dakord sot në një takim midis kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe udhëheqësve të sindikatave, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Kryetari i bashkisë Vasill Terziev nuk mori pjesë në takim. Pritet që sonte të bëhet e qartë nëse mosbindja civile e punonjësve të transportit publik të Sofjes do të ndërpritet.
Protesta e punonjësve të transportit publik që kërkonin një rritje serioze të pagave filloi më 14 maj me një bllokadë të depove nga të cilat nisen autobusët, trolejbusët dhe tramvajet, dhe u shndërrua në mosbindje civile. Që atëherë, vetëm metroja dhe disa linja të një operatori privat funksionojnë si transport publik, duke shërbyer kryesisht periferitë e Sofjes dhe fshatrat përreth.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv