Artikull
Eurostat: Inflacioni në Bullgari ngadalësohet deri në 2.8%
Hënë 19 Maj 2025 13:24
Hënë, 19 Maj 2025, 13:24
FOTO: Eurostat
Madhësia e shkronjave
Shkalla e rritjes së çmimeve në BE u ngadalësua në 2.4% në prill 2025 në bazë vjetore krahasuar me 2.5% në mars, tregojnë llogaritjet e Eurostat. Për Bullgarinë, të dhënat e raportuara sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumatorit tregojnë një ngadalësim të normës vjetore të inflacionit në 2.8% në prill nga 4% në mars, njofton BTA. Në bazë mujore, muajin e kaluar u regjistrua inflacion negativ (-1.2 %).
Shkalla më e ulët vjetore e inflacionit në BE muajin e kaluar u regjistrua në Francë (0.9%), dhe më e larta në Rumani (4.9%).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Eurostat
Publikoi / Publikuan: БНР екип