LAJME

Artikull

Papa Leoni XIV mori monedha argjendi me pamjen e disa manastireve bullgare si dhuratë nga Kisha Ortodokse Bullgare

Hënë, 19 Maj 2025, 14:15

Papa Leoni XIV mori monedha argjendi me pamjen e disa manastireve bullgare si dhuratë nga Kisha Ortodokse Bullgare

FOTO: Facebook/C.O.B.Roma

Madhësia e shkronjave

Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për fronëzimin dhe inicimin e Papës Leoni XIV më 18 dhe 19 maj. Përfaqësuesit bullgarë i dorëzuan Papës Leoni XIV fjalimin zyrtar të urimit të Shenjtërisë së Tij Patrikut Bullgar Daniill dhe Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, së bashku me një dhuratë simbolike - monedha argjendi me me pamjen e disa manastireve bullgare. Kisha Ortodokse Bullgare në Romë e njoftoi këtë në Facebook.
Dhurata e vlefshme përmban monedha argjendi jubilare me imazhe të disa prej manastireve më të famshme bullgare – Manastiri i Rilës, Baçkovos, Trojanit, Drjanovos, Glozhenski, Preobrazhenski dhe Rozhenski. Ato u prenë në Bankën Kombëtare Bullgare dhe janë të vendosur në një kuti luksoze prej druri. Në faqen e çdo monedhe ka një imazh plastik të kompleksit të manastirit, dhe në anën e pasme - një replikë autoriale e ikonës së mrekullueshme të manastirit përkatës. Autori i imazheve plastike është Pllamen Çernev, skulptor në “Oborrin Monetar” të Bankës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/C.O.B.Roma