Artikull
Kryebashkiaku i Sofjes i quajti veprimet e GERB-it të lidhura me grevën e transportit populiste
Hënë 19 Maj 2025 14:41
Hënë, 19 Maj 2025, 14:41
Vasill Terziev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, akuzoi kreun e GERB-it, Bojko Borisov, dhe kryeministrin Rosen Zheljazkov (nga GERB) për populizëm dhe veprime të pamatura. Më herët sot, qeveria njoftoi se do të ndajë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç subvencionit për transportin publik të Sofjes, me qëllim që t'i japë fund mosmarrëveshjes midis grevistëve nga Transporti Publik i Sofjes, që protestojnë ditën e gjashtë me radhë për paga më të larta dhe kryebashkiakut të Sofjes, Vasill Terziev, i cili pretendon se nuk ka para për rritjen e kërkuar. Lideri i GERB-it e akuzoi kryetarin e bashkisë për mosangazhimin në dialog me protestuesit dhe i akuzoi ata se partia e Borisovit qëndron pas protestës, njoftoi një ekip i Radios Kombëtare Bullgare.
"Mendoj se kryetari i bashkisë nuk ka më justifikim dhe se rritja e pagave me 300 leva do të ndodhë. Është plotësisht e mundur që nesër të ketë transport urban sipërfaqësor në Sofje", shkroi në Facebook Ivan Kirillov, kryetar i Federatës së Punonjësve të Transportit pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa”.
Kryetari i bashkisë së kryeqytetit parashikoi se nëse paratë rriten tani, në tetor fondet do të mbarojnë dhe nuk do të ketë para për paga. Sipas zëvendëskryetarit të bashkisë së Sofjes për Financat, Ivan Vasilev, "transporti publik i Sofjes nuk ka nevojë për 15 milionë leva, por për reforma serioze" për të zvogëluar administratën e fryrë dhe për të zgjidhur problemin e mungesës së 350 shoferëve.
Njerëzit mblidhen përpara Bashkisë së Sofjes në mbështetje të kryetarit të bashkisë së Sofjes, Terziev.
Vendimi i protestuesve pritet më vonë sot - nëse bllokada e transportit të Sofjes do të marrë fund.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип