Artikull
Bllokada e transportit publik të kryeqytetit hiqet nga e marta
Hënë 19 Maj 2025 16:29
Hënë, 19 Maj 2025, 16:29
Todor Kapitanov
FOTO: KNSB/Facebook
Madhësia e shkronjave
Nga e marta, 20 maj, lëvizja e transportit publik në Sofje do të rikthehet. Kjo u njoftua për gazetarët nga Todor Kapitanov, nënkryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Sot, në një takim midis kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe udhëheqësve të sindikatës së transportit, u ra dakord që qeveria të sigurojë 15 milionë leva (7.7 milionë euro) përveç subvencionit për transportin publik të kryeqytetit. Sipas Kapitanov, fondet e alokuara janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e protestuesve.
Për shkak të kërkesave për paga më të larta, kryeqyteti mbeti pa transport urban që nga 14 maji.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: KNSB/Facebook
Publikoi / Publikuan: БНР екип