LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 20 majin

Do të ketë diell dhe shira pasdite, temperaturat mbeten të ulëta për sezonin

Hënë, 19 Maj 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 20 majin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 12 gradë. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite, por vetëm në disa vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, është i mundur shi i lehtë dhe afatshkurtër. Era do të mbetet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë mesatare, ndërsa në Rrafshin e Danubit do të jetë përkohësisht e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë midis 20 dhe 25°, në kryeqytet do të jenë rreth 21°.
Në male para mesditës moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira dhe në masivet më të larta në Rodopet Lindore dhe përgjatë kreshtës së malit Stara Pllanina do të ketë reshje të shkurtra. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë, dhe në kreshtat dhe majat e larta - përkohësisht erë e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 7°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Deri në mesditë do të fryjë erë mesatare perëndimore, ndërsa pas mesditës - erë e dobët deri mesatare juglindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 17 deri në 21 gradë. Temperatura e ujit të detit është 12-17 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип