EKONOMI

Artikull

Vënia e euros në qarkullim sjell 5 pasoja pozitive për Bullgarinë

Martë, 20 Maj 2025, 06:06

Foto: Dimitër Radev - Drejtor Ekzekutiv i BNB (majtas) dhe David Marsh - Kryetar i OMFIF (djathtas)

Foto: Dimitër Radev - Drejtor Ekzekutiv i BNB (majtas) dhe David Marsh - Kryetar i OMFIF (djathtas)

FOTO: OMFIF

Madhësia e shkronjave

Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë e deklaroi në Londër guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në forumin e fondit të pavarur bankar OMFIF. “Pranimi i euros do të ketë 5 grupe pasojash. Ai do ta ankorojë politikën monetare të Bullgarisë brenda kuadrit të Bankës Qendrore Evropiane dhe do të sigurojë besueshmëri, stabilitet dhe parashikueshmëri. Pranimi i euros do të zvogëlojë rrezikun e monedhës dhe do ta mbrojë ekonominë nga presioni spekulativ. Do të rrisë besimin e investitorëve dhe do të thellojë integrimin financiar. Do të ofrojë akses në mekanizmat e eurozonës, siç është Mekanizmi Evropian i Stabilitetit. Në një botë ku paqëndrueshmëria e politikave është strukturore, anëtarësimi në eurozonë do të forcojë qëndrueshmërinë strategjike të Bullgarisë përmes konsolidimit institucional dhe mjeteve të besueshme të reagimit ndaj krizave”, theksoi kreu i bankës kombëtare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: OMFIF