Artikull
150 kompani japoneze morën pjesë në një forum biznesi bullgar në Tokio
Martë 20 Maj 2025 08:47
Martë, 20 Maj 2025, 08:47
Rumen Radev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Presidenti Rumen Radev ftoi bizneset japoneze të investojnë në Bullgari. Ai mori pjesë në një forum ekonomik në Tokio, të organizuar nga Organizata e Tregtisë së Jashtme të Japonisë JETRO. Radev prezantoi mundësitë e mira biznesi që Bullgaria u ofron kompanive të huaja, njoftoi e dërguara speciale e Radios Kombëtare Bullgare në Japoni, Mira Stefanova.
"Çdo investim japonez është i vlefshëm për ne, por jo vetëm sepse duam që ju të investoni në vendin tonë. Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është që modeli i suksesshëm i biznesit japonez të vijë në Bullgari, sepse për ne Japonia është shembulli i vërtetë i një ekonomie të suksesshme", tha presidenti në forum.
Presidenti i JETRO-s, Susumu Kataoka, tha se vizitoi Bullgarinë në tetor 2024 dhe se gjithnjë e më shumë kompani japoneze janë të interesuara për kontakte biznesi me vendin.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA