Artikull
Kërkesa për referendum nuk do të ndikojë në raportin mbi gatishmërinë e vendit për të pranuar euron
Martë 20 Maj 2025 09:02
Martë, 20 Maj 2025, 09:02
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Presidenti synon ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Por kjo nuk do të ndikojë në raportin e pritur nga Komisioni Evropian mbi gatishmërinë e vendit për t'u bashkuar me eurozonën, u tha gazetarëve kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova. Ajo theksoi edhe një herë se referendumi i kërkuar nga presidenti Rumen Radev për hyrjen në eurozonë në vitin 2026 është i papranueshëm sipas kushtetutës. Presidenti ka të drejtë t'i bëjë një kërkesë Kuvendit Popullor, vuri në dukje kryetarja e parlamentit. Pasi Gjykata Kushtetuese ta ketë referuar çështjen, do të jetë e mundur të komentohen argumentet e tij. Kisellova tha se biseda e saj e fundit me presidentin Radev ishte mëngjesin e 9 majit, me rastin e Ditës së Fitores dhe Ditës së Evropës. Po atë pasdite, presidenti u shpall për një referendum mbi euron.
Të njëjtën besim se kërkesa e presidentit për të mbajtur një referendum mbi euron nuk do të ndikojë në raportin e pritur të konvergjencës nga Brukseli shprehu edhe guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimiër Radev, nga Ruse, njoftoi BGNES.
Lexoni më tepër mbi temën nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: БНР екип