LAJME

Artikull

Importimi i punëtorëve është një "sëmundje e zhvillimit", thotë zëvendëskryeministri Karaxhov.

Martë, 20 Maj 2025, 10:29

Importimi i punëtorëve është një "sëmundje e zhvillimit", thotë zëvendëskryeministri Karaxhov.

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Një nga problemet më të mëdha me të cilat u përball qeveria është vështirësia që kanë bizneset në gjetjen e punëtorëve. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov gjatë diskutimit kombëtar "Qasja në tregun e punës të punëtorëve nga vendet e treta - sfidat dhe zgjidhjet". Sipas Karaxhov, problemi është një "sëmundje e vogël e zhvillimit", sepse sa më i zhvilluar të bëhet një vend, aq më e vështirë është të gjejë punëtorë dhe punonjës, veçanërisht për profesionet që kërkojnë më shumë punë.
Pavarësisht se sa ndryshime bëjmë në legjislacion, pa një koordinim të vërtetë midis institucioneve, problemet do të mbeten të pazgjidhura, tha Denica Saçeva, kryetare e komisionit parlamentar për punën dhe politikën demografike. Ajo bëri thirrje për emërimin e më shumë personave për të përpunuar dokumentet e aplikantëve për punë nga vendet jo-anëtare të BE-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип