Martë 20 Maj 2025 12:34
Martë, 20 Maj 2025, 12:34
Krasimir Vëllçev
FOTO: mon.bg
Madhësia e shkronjave
Në një ceremoni të veçantë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev lançoi ndërtimin e Qendrës Kombëtare STEM në Parkun Teknologjik të Sofjes (STEM - Science, Technology, Engineering and Mathematics). Investimi kap vlerën e mbi 34 milionë levash në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Qendra do të trajnojë mësues, nxënës, studentë, profesorë universiteti, si dhe ekipet tona olimpike, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Njësia arsimore do t'i mbështesë shkollat bullgare në prezantimin e materialit arsimor në një mënyrë të re: në vend të riprodhimit mekanik të njohurive - formimin e aftësive dhe kompetencave specifike. Qendra do të krijojë laboratorë modernë në pesë fusha kryesore - shkenca natyrore, matematikë dhe informatikë, robotikë dhe sisteme kiberfizike, teknologji të gjelbra dhe zhvillim të qëndrueshëm, dizajn dhe prototipim 3D.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mon.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип
- #dizajn
- #ekipe olimpike
- #infestime
- #Krasimir Vëllçev
- #matematikë
- #mësues
- #Ministria e Arsimit dhe Shkencës
- #nxënës
- #Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë
- #profesorë universiteti
- #prototipim 3D
- #Qendra Kombëtare STEM
- #robotikë
- #shkenca natyrore
- #sisteme kiberfizike
- #studentë
- #teknologji të gjelbra
- #zhvillim i qëndrueshëm