LAJME

Artikull

Presidenti Rumen Radev u takua me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba

Martë, 20 Maj 2025, 15:50

Presidenti Rumen Radev u takua me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Në kuadër të vizitës së tij në Japoni, Presidenti Rumen Radev u takua në Tokio me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Të dy nënshkruan një Deklaratë të përbashkët për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe midis Bullgarisë dhe Japonisë në nivelin e partneritetit strategjik. Dokumenti mbulon dialogun politik, ekonominë, kulturën, arsimin, aktivitetet shkencore dhe zhvillimore, etj.
"Ndërsa deri vonë Bullgaria njihej në Japoni kryesisht për kosin e saj, Luginën e Trëndafilave dhe mundësit e fortë të sumos, sot Bullgaria tashmë ofron një numër mundësish me interes të ndërsjellë në sektorët e teknologjisë së lartë të së ardhmes", tha Radev në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin japonez. Presidenti theksoi interesin e madh për pavijonin bullgar në Ekspozitën Botërore EXPO Osaka 2025, duke u dhënë vizitorëve mundësinë "të shohin vetë sukseset e Bullgarisë në fushën e teknologjisë së lartë, inteligjencës artificiale, teknologjisë së informacionit, hapësirës, arsimit dhe shkencës".
Lexoni më shumë për vizitën e Presidentit Radev në Japoni nga arkivi ynë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: president.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип