SHOQËRI

Artikull

Studiues nga 14 vende diskutojnë trashëgiminë e misioneve të krishtera në Mesjetë

Mërkurë, 21 Maj 2025, 02:05

Studiues nga 14 vende diskutojnë trashëgiminë e misioneve të krishtera në Mesjetë

FOTO: kmnc.bg

Madhësia e shkronjave

Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit sllav,  në Sofje do të mbahet një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Misionet e krishtera në Mesjetën evropiane dhe trashëgimia e tyre intelektuale. Historia, nocionet, idetë", njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.
Konferenca organizohet nga Qendra Shkencore “Kirili dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Në forumin shkencor në shkallë të gjerë do të marrin pjesë mbi 60 pjesëmarrës nga 14 vende - Austria, Bjellorusia, Gjermania, Bullgaria, Italia, Lituania, Polonia, Rumania, Rusia, SHBA-ja, Sllovakia, Serbia, Ukraina dhe Republika Çeke, të cilët përfaqësojnë 40 qendra botërore shkencore, sllave dhe historike.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: kmnc.bg