Artikull
"Njeriu i Shpikur" – një aventurë e re muzikore me Innerglow dhe Svilen nga Ostava
Mërkurë 21 Maj 2025 03:00
Mërkurë, 21 Maj 2025, 03:00
FOTO: Facebook/Innerglow
Madhësia e shkronjave
Innerglow - grupi rok, muzika e të cilit përzien tingujt elektronikë me instrumente live, prezanton këngën e tyre të re "Njeriu i Shpikur". Në të merr pjesë edhe Svilen Noev, vokalisti i njohur i grupit Ostava.
Djemtë nga Innerglow janë fansa të tyre, dhe kur Todor Kovaçev (këngëtari në Innerglow) doli me idenë për këngën, ata vendosën unanimisht se zëri i Svilen do të përshtatej në mënyrë të përkryer në të. Nga ana e vet edhe ai e përqafoi me gjithë zemër idenë.
Kitaristi i Innerglow, Petër Zhelev, madje gjen ngjashmëri midis dy grupeve – sipas tij, në dy albumet e para tëgrupit Ostava, të të cilit ai është një fans i madh që nga fëmijëria, përveç kitarave, ka edhe shumë tinguj elektronikë:
FOTO: Facebook/Innerglow
"Mendoj se kombinimi midis zërave të Toshkos dhe Svilenit është shumë i mirë, sepse ata kanë timbre krejtësisht të ndryshme, por shtohen shumë mirë njëri tjetrin" - shtoi ai.
FOTO: Facebook/Innerglow
"Njeriu i Shpikur" na çon te albumi i dytë i Innerglow, i cili pritet në vjeshtë.
Lexoni më tepër pë grupin Innerglow në arkivin tonë:
Lexoni më tepër për Svilen Noevin:
Lexoni më tepër për grupin Osatava në arkivin tonë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Innerglow
Publikoi / Publikuan: БНР екип